Premier Ligë, M. Junajtid mund 3-2 Fulhemin
Junajtid e tregon veten në javën e dytë, gjithashtu edhe Robin Van Persi. Blerja më e shtrenjtë e djajve të kuq ka shënuar golin e parë me këtë fanellë dhe të barazimit për takimin kundër Fulhemit. Topi i shërbyer nga Patrik Evra është shndërruar në gol nga holandezi. E më pas të besuarit e Fergusonit nuk dinë të ndalen, shënojnë dhe dy herë të tjera me anë të Kagaua dhe Rafel, këtij të fundit i ka shërbyer me asist, Aleksis Jong. Në pjesën e dytë është Vidiç që bëhet protagonist, ku në minutën e 64-t shënon autogol. Me kaq përfundon dhe ky takim që i jep tri pikë djajve për tu ngjitur në krye të tabelës së Premier Ligës.
Premier Ligë, M. Junajtid mund 3-2 Fulhemin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip