E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj për këtë javë në libraritë e kryeqytetit

Stendat e librarive këtë javë janë pasuruar me një sërë romanesh dhe librash të përkthyer duke sjellë disa nga emrat më në zë të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe. Paul Erdman, autori i librit më të shitur ndërkombëtar : "The crash of 79" vjen në shqip me "Paniku". Një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në SHBA që u bë i njohur me romanet e tij bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me problemet komplekse të financave ndërkombëtare.
Umberto Galimberti sjell : "Bujtësi Turbullues" një hetim i thellë, i kthjellët i situatës së të rinjve. Qartësia e parashikimit , kuptueshmëria vijnë të analizuara nga një prej vëzhguesve më të madh të realitetit.
Isabel Allende vjen në shqip me Romanin "Qyteti i Shtazëve". Aventura, magjia, kurajo dhe miqësia Brenda mistereve dhe mrekullive të pyllit të Amazonës. Lufta fitimtare e dy të rinjëve kundër së keqes, padrejtësisë dhe dhimbjes, është romani i parë I një triologjie të menduar për brezin e ri.
Nuk mbetet pas autorja që ka shitur mbi 500 milion kopje ,Danielle STEEl me romanin "Ndryshime" një best seller.
"Simfonia e Numrave të thjeshtë" nga Marcus Du SAUTOY , me anë të këtij botimi vjen një rrëfim për një nga misteret më të mëdha të matematikës ende të pazbuluara.
Një tjetër roman interesant që mund të prekë tematikën e çdo njeriu në jetë është "Si fitohet vendi i punës" teknika dhe sekrete për të fituar çdo vend pune , duke u afirmuar me të reja, shembuj dhe teknika të veçanta persuazive.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›