E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat, shkollattë hapura edhenë fundjavë

TIRANE- Të gjitha shkollat e vendit do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunën e të dielën. Ministria e Arsimit ka urdhëruar të gjitha drejtoritë arsimore në vend që dyert e shkollave të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës, në mënyrë që nxënësit të mund të shkojnë të tërheqin tekstet shkollore edhe gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Arsimit, këto ditë mund të shfrytëzohen për të bërë edhe regjistrimet e nxënësve, sidomos ata të klasae të para, dhe vitit të parë të shkollës së mesme, ku gjatë këtyre ditëve ka pasur një dyndje të madhe, sidomos në shkollat që njihen si më të sukseshme në të gjitha rrethet e vendit. Ndërkohë, po gjatë ditës së djeshme, nxënësit janë hasur sërish me mungesa të teksteve shkollore, ku tituj të ndryshëm mungojnë për nëxësit e të gjitha klasave, përfishirë edhe klasën e parë, kjo pasi shtëpitë botuese që janë përzgjedhur nga shkollat nuk i kanë dërguar ende tekstet e porositura.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›