E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, vritet 30 vjecariPranga autorit3 orë pas krimit

PUKë- Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Tuc, Komuna Qafë- Mali i rrethit të Pukës.

Shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër dhe Komisariatit të Policisë kanë vënë në pranga të dyshuarin si autor të vrasjes së Pavlin Frrokut, 30 vjec banues në fshatin Tuç, tre orë pas krimit.

Shtetasi Edmond Nikollë Marku, 38 vjec u ndalua në një zonë malore të fshatit. Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit dhe se vrasja ndodhi për motive të dobëta.

Nga ana e tyre po kryen te gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 38 vjecarit do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Pukë për veprat penale të “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›