Librat shkollorë mbërrijnë në librari, shpërndarja në 15 gusht
Shtëpitë botuese kanë nisur furnizimin e librarive shkollore me tekstet për vitin e ri mësimor 2009-2010. Nga vëzhgimi ynë në disa librari të kryeqytetit, rezultoi se shumë tituj tekstesh tashmë kanë zbritur mbi banak. Megjithatë libraritë ende nuk kanë vendosur shitjen e tyre. Shitja e librave do të nisë më datë 15 gusht, atëherë kur pretendohet se shtëpitë do të kenë bërë dorëzimin më të madh të teksteve.
Këtë vit në tregun e librit shkollor për herë të parë nxënësit do të mund të përzgjedhin tekste të huaja mësimore si fizika, matematika e tw tjerw, por të përkthyera në shqip. Dy vitet e shkuara tregu i librit shkollor ka ndeshur mjaft probleme në shitje dhe shpërndarje, ku mungesës së shumë titujve deri në javët e para të fillimit të shkollës u janë bashkaur radhët e gjata dhe rrëmujat nëpër librari.