E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuere: Ende herët për Maqedoninë në BE

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se është ende herët që të jepet një vlerësim për mundësitë që ka Maqedonia për të fituar përcaktimin e një date për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Diplomati europian i ka rikujtuar qeverisë maqedonase se ka ende shumë punë për të bërë para se të arrijë integrimin në BE. "Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar se KE është e gatshme të japë rekomandimin për fillimin e negociatave, por për ta bërë atë duhen argumente maksimale për t'u treguar shteteve anëtare se vendi ka ecur përpara", ka deklaruar Fuere. Ambasadori i BE-së në Shkup është shprehur i bindur se Maqedonia do të arrijë të përmbushë reformat në mënyrë që të marrë një vlerësim pozitiv nga vendet anëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›