AH1N1 Gripi arrin në 8 numri i të infektuarve
02/08/2009 Kontroll i rreptë për urgjencat pediatrike të cilat dyshohen se mund të jenë prekur nga gripi
Rastet e konfirmuara zyrtarisht si mbartës të virusit i përkasin grup-moshave 20 – 41 vjeç
Shtohet numri i pacientëve të prekur nga virusi i gripit te derrave. Në vendin tonë konfirmohen zyrtarisht tetë persona të infektuar me këtë virus, teksa rezultojnë me dhjetëra mostra të tjera si raste të dyshuara, pasi analizat ende nuk kanë përfunduar.
Publikimi i rezultateve për katër rastet e reja gjatë ditës së djeshme, është bërë menjëherë pas mbërritjes se përgjigjeve zyrtare të analizave nga laboratori i referencës në Rumani, ku pacientët rezultuan pozitiv. Katër rastet e fundit janë 3 studentë dhe 1 shtetas nga Tirana, ndërsa në total nga të gjithë të prekurit tre janë shtetas të huaj dhe 5 të tjerët shqiptarë.
Kujdesi për fëmijët
Ndonëse nga përgjigjet e dhëna deri tani asnjë rast i këtij virusi nuk është shfaqur tek moshat e vogla, mjekët pohojnë se duhet treguar një kujdes i veçantë ndaj tyre. Kjo për vetë faktin se gjatë ditëve të fundit, është shtuar numri i urgjencave tek pediatria, ku çdo ditë paraqiten më shumë se 250 pacientë. Çka sipas mjekëve nuk e përjashton faktin e pranisë së virusit edhe tek këto shtresa. Për këtë autoritetet shëndetësore do të shtojnë nivelin e kontrolleve edhe tek fëmijët e vegjël. Komplikacionet më të shpeshta të paraqitura tek këta të fundit janë ato të virozave të stinës, të cilat kanë shenja të ngjashme me gripin e derrave, temperaturë, të vjella, diarre dhe rrufë. Mjekët epidemiologë këshillojnë prindërit që për rastet kur të vegjlit e tyre shfaqin këto simptoma dhe nuk i kalojnë përreth katër ditë, atëherë duhet të sillen urgjentisht për vizitë tek mjeku specialist.
Raporti
Sipas buletinit të dytë informativ të publikuar mbi ecurinë e përhapjes të kësaj sëmundjeje, nga ISHP-ja theksohet se për 13 rastet e dyshuara 8 prej tyre janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit (Mbretëri e Bashkuar dhe Rumani), ndërsa 5 raste nuk referojnë udhëtime jashtë vendit apo lidhje epidemiologjike që të faktojnë rrugën e infektimit. Konkretisht 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës, në Vlorë(1), Lushnjë (1) dhe Sarandë (1)”. Ndërkohë që ecuria e sëmundjes është paraqitur e lehtë. Kështu të gjitha rastet paraqiten në kuadër klinik të lehtë. Shenjat e shfaqura ishin temperaturë 38 C, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetëm dy pacientë janë paraqitur në formë më të rënduar për të cilët u gjykua shtrimi në spital dhe vetëm për njërin prej tyre u fillua menjëhershëm me Tamiflu. Ndërsa pacientët e tjerë nuk kanë pasur komplikacione dhe nuk janë shtruar në spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë. Mjekët shtojnë se shenjat klinike të sëmundjes janë temperaturë e lartë e shoqëruar me kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë prej personave të prekur kanë shfaqur edhe diarre e të vjella të vazhdueshme.
Grup moshat.
Pacientët e prekur nga ky virus nuk i përkasin asnjë moshës pediatrike. Sipas të dhënave të publikuara 8 rastet e konfirmuara janë të grup moshave 20 – 61 vjeç, ku predominon mosha nga 15- 44vjec. Gjithashtu analizat kanë treguar se tek këta pacientë asnjë nga rastet nuk paraqiste sëmundje shoqëruese përfshi këtu sëmundje respiratore obstruktive, sëmundje kronike të zemrës, diabet, sëmundje që dëmton imunitetin apo shtatzëni. Ekspert të ISHP-së kanë pohuar se nuk duhet kurrë se si të përdoren vetë medikamentet Tamiflu nga pacientët pa marrë më parë rekomandimin e mjekut specialist, kjo pasi pacientët mund të rrezikojnë efektet të shumta anësore në organizëm.
Marrja e mostrave dhe analizimi i tyre
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë në ISHP është pjesë e rrjetit evropian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë, për të cilat kryhet testi i Imunofluoreshences Direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh. Më pas kryhet kultura në linja qelizore nga ku izolohet virusi dhe kjo procedurë zgjat nga 24-72 orë. Si pasojë e rikonstruksionit të laboratorit të virologjisë konfirmimi për nëntipin kryhet pranë laboratorit të referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht, Rumani ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe të dyshuara. Të gjitha rastet e mundshme të identifikuara me virusin e gripit A do të trajtohen njësoj si A(H1N1) nga pikëpamja e ndjekjes dhe kontrollit, për trajtimin e tyre sa më të shpejtë.
Transmetimi
Transmetimi i këtij gripi bëhet ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin, ose përmes kontaktit me personat e sëmurë dhe kjo e fundit ka shtuar numrin e të prekurve masivisht pothuajse në të gjitha shtetet. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar gjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimit të plotë nga simptomat, ndërsa fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më të gjatë. Për sa i përket rikthimit të virusit sërish te personat që e kanë kaluar atë një herë, specialistët e Shëndetit Publik pohojnë se në morinë e personave mbartës nuk ka rezultuar asnjë rast që ky grip të jetë rikthyer për herë të dytë tek i njëjti individ. Pavarësisht këtij fakti, mjekët pohojnë se kujdesi duhet të jetë maksimal.