Librazh, sekuestrohen 2.5 kilogramë heroinë

Policia e Librazhdit ka kapur rreth 2.5 kilogramë lëndë të dyshuar si heroinë, në kuadër të operacionit të koduar “Uraka”.
Autoritetet kanë vënë në pranga shtetasit Santian Duçi, Markel Prenda dhe Krenar Hoxha, të tre nga Pogradeci.
Lënda narkotike u kap në një makinë tip “Volkswagen” me targa Pg 6419 G.