E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, aksi Kardhiq- Delvinë, banorët pezullojnë punimet

Banorët e fshatit Kodër në Gjirokastër kanë protestuar lidhur me ndërtimin e rrugës Kardhiq -Delvinë. Mos plotësimi i kërkesave të tyre, sipas kontratës,së bërë me firmat ndërtuese ka bërë që banorët të reagojnë deri në pezullimin e punimeve. 

GJIROKASTËR- Rreth 50 banorë të fshatit Kodër në rrethin e Gjirokastrës të grumbulluar në zonën ku po kryhen punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq- Delvinë, kanë debatuar me punëtorët deri në pezullimin e punës së tyre duke bllokuar edhe rrugën. Ky reagim nga ana e banorëve ka ardhur për shkak se firmat ndërtuese të cilat kanë fituar tenderin nuk i janë përgjigjur kërkesave dhe kontratës për të cilën të dy palët kishin rënë dakort.
Sipas banorëve firmat ndërtuese kanë shkatërruar tërësisht infrastrukturën rrugore, e cila lidh këtë fshat me qendrën, ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke lënë pa ujë të pijshëm këtë komunitet, si dhe ende nuk janë kompensuar për tokat e tyre bujqësore në të cilën tashmë po shtrihet ky aks rrugorë.
Një tjetër problem shqetësues për këta banorë edhe shkatërrimi i rrugës e cila të çon në varrezat e kësaj zone. Rruga Kardhiq-Delvinë është e ndarë në dy korsi, i pari ka filluar në fund të vitit 2007, afati përfundimtarë i të cilit është në fund të muajit prill. Shqetësimi i tyre ka hasur në indiferencë por banorët shprehen se do të vijojë prej tyre pengimi i punimeve në këtë aks duke kërcënuar me bllokim të këtij segmenti edhe në ditët në vijim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›