24 Marsi- Dita Botërore e Tuberkulozit
TIRANE- Sot është Dita Botërore e luftës kundër Tuberkulozit. Kjo ditë, 24 Marsi, si ditë botërore e tuberkulozit, përkon me zbulimin e bacilit të tuberkulozit më 1892 nga shkencëtari Robert Koch. Por, pavarësisht se ka më shumë se një shekull që është zbuluar shkaktari dhe shumë dekada që ekzistojnë medikamente efikase për luftimin e saj, përsëri kjo sëmundje vazhdon të marrë miliona jetë njerëzish dhe të infektojë dhjetëra milionë të tjerë. Çdo vit sëmuren rreth 9 milionë njerëz me TB dhe, ndër ta, rreth 1.2 milionë vdesin.
Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër TB dhe vendi ynë krahasohet me vendet e zhvilluara të Europës. Numri i rasteve të reja me tuberkuloz të zbuluar çdo vit vazhdon të jetë i vogël. Kështu psh. për vitin e kaluar janë regjistruar 430 raste të reja me TB ose e thënë ndryshe, 14 raste të reja për 100. 000 banorë. Por 24 Marsi si Ditë Botërore e Tuberkulozit na kujton që nuk duhet të ketë vend për vetëkënaqësi. Tuberkulozi mbetet një sëmundje infektive, që nëse neglizhohet, përkeqësohet brenda një kohe të shkurtër.
Por çfarë është tuberkulozi?
Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, që zakonisht prek mushkëritë. Por nganjëherë mund të prekë dhe organe të tjera, si trurin, veshkat, kolonën vertebrale apo dhe organe të tjera. Mikrobi i tuberkulozit përhapet nga njeriu i sëmurë me anë të ajrit, kur ai kollitet, teshtint apo edhe qesh. TB nuk përhapet me anë të duarve, pjatave, lugëve dhe sendeve të tjera.Mund të jesh i infektuar me mikrobet e TB pa qenë i sëmurë me TB. Kjo ndodh kur sistemi mbrojtës i organizmit ndalon mikrobet të zhvillohen, por ato qëndrojnë “të fjetura” për shumë vite.
Cilat janë shenjat e TB?
Njerëzit me TB zakonisht kanë: kollë me gëlbazë, që zgjat më shumë se tri javë. Por mund të kenë dhe shenja të tjera: dobësi të përgjithshme; rënie në peshë; ulje oreksi; ethe të lehta; djersitje veçanërisht natën; dhimbje gjoksi; pështymje gjaku dhe mbajtje fryme. Nëse dyshoni se ju apo ndonjë i afërt i juaji është i prekur me TB, drejtohuni te mjeku familjes ose pranë dispanserive të sëmundjeve të mushkërive. Vizita dhe mjekimi për tuberkulozin janë falas.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)