E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, hap zjarr mbi policinë në kushte depresioni

Librazhd- Një person në kushte depresioni ka hapur zjarr mesnatën e mbrëmshme ndaj policisë. Agim Elezi, rreth orës 12 të natës ka dalë nga shtëpia e tij me një armë në kushte depresioni dhe ka filluar të bërtasë me zë të lartë. Banorët e lagjes të shqetësuar nga zhurmat kanë marrë në telefon policinë, e cila ka mbërritur pak minuta më vonë në vendngjarje. Sapo policia është afruar, Elezi ka hapur zjarr mbi efektivat blu, por fatmirësisht pa i dëmtuar ata. Ata më pas i kanë kërkuar të dorëzojë armën dhe duket se gjendja është normalizuar. Elezi ka përfunduar në prangat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›