E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt pronësie, përfundojnë në pranga 4 persona

Një konflikt për një pronë në rrethin e Tepelenës për pak sa su ka kushtuar jetën 4 personave. Ditën e djeshme në vendin e quajtur Salari në rrethin e Tepelenës, pas një konflikti për motive pronësie midis familjeve të Proletar Kërçanit dhe Admirim Dulaj, kunati i tij  dhe vëllezërve Vullnet e Bilbil Kërcani, ku të dyja palët janë kushërinj midis tyre , kanë tentuar të vrasin me thikë njëri -tjetrin duke marrë plagë në trup të gjithë këta persona.

Gjithashtu në konflikt e sipër është plagosur me armë gjahu në pjesën e barkut  shtetasja Bukuroshe Izet Dulaj, 32 vjec,lindur në Salari të rrethit Tepelenë.

Të gjithë këta persona ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani”Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana jonë u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu çifte, si dhe u vunë në pranga katër persona, Vullnet Hadër Kërçani, 36 vjeç, Proletar Izet Kërçani, po 36 vjeç, Bilbil Hadër Kërçani 33 vjeç dhe Admirim Jaup Dulaj, 37  vjeç, të katërt lindur dhe banues në fshatin Salari të rrethit Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 79/dh e 22 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›