E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, përplasen dy makina, plagoset 38-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Librazhd. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë, ku ka mbetur i plagosur 38-vjeçari Kastriot Stojani.
 

Automjeti me targa YKE 98450, që drejtohej nga shtetasi Kastriot Stojani është përplasur me automjetin me targa TR 3143 U, i cili drejtohej nga shtetasi Artur Ziko.
 

Nga përplasja e këtyre dy automjeteve ka mbetur i plagosur 38-vjeçari Stojani, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›