E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët ankesa ndaj CEZ, METE mbledh Komis. e Konsumatorëve

TIRANË- Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, e cila mori në shqyrtim ankesat e konsumatorëve në lidhje me praktikat e kompanisë CEZ Shpërndarje.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri të ditur se ankesat dhe problematika e ngritur nga ana e konsumatorëve konsistonin mbi mosdorëzimin e faturave të energjisë në vendbanimet e konsumatorëve, vendosjen e zërit "vlerë e debisë" në faturat e energjisë, mungesën e furnizimit me energji elektrike, vendosjen afrofe në shuma të konsiderueshme në faturat e energjisë si dhe mosinformimin e konsumatorëve në lidhje me ndryshimin e vendodhjes së sporteleve të pagesave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin për pagesën e kamatvonesave.
Në fund të kësaj mbledhje komisioni vendosi t’i kërkojë kompanisë CEZ Shpërndarje informacion të hollësishëm për të gjithë problematikën e ngritur dhe vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve në mbledhjen tjetër të këtij komisioni, në të cilën CEZ do të ftohet në një seancë dëgjimore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›