E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët kërkojnë sqarim për shtyrjen e takimit

100 minatorë janë mbledhur pasditen e sotme në ambientet para Bashkisë së Bulqizës. Ata kërkojnë sqarime për shtyrjen e takimit, që ishte parashikuar për t`u zhvilluar në orën 16:00.
Ndërsa Kol Nikolla është tërhequr nga përfaqësimi i minatorëve në takim. Vendimi i tij është bërë për t`iu hapur rrugë bisedimeve mes minatorëve dhe “ACR”.
13 grevistë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e minierës. Ata ndodhen sot në ditën e 15 të grevës dhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›