Librazhd, përplaset makina me autobusin
Burime nga policia e Librazhdit bëjnë të ditur se në mesditën e sotme u plagosën 2 persona si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një veture me një autobus.
Burimet bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet O. R, 35 vjeç, që drejtonte mjetin tip Benz me targë EL 7994 B, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një autobus, me targa AA 842 AF, me drejtues P. G, 60 vjeç, lindur e banues në Korçë.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagos drejtuesi i autoveturës dhe dhe shtetasi me inicialet M. K, 28 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, që ishte pasagjer në mjetin tip Benz.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.