Berisha: Marksi kurrë më në rrugët e Shqipërisë

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha duke reaguar për idenë e opozitës për taksimin e të pasurve, tha se sistemi fiskal marksist nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
Ai shtoi se monedha vendase qëndron e fortë dhe e besueshme tek investitorët. “I garantoj se taksa marksiste s’do të kthehet kurrë në këtë vend. Ata që mendojnë se do të begatojnë vendin, duke shkatërruar të pasurit, duke bllokuar privatizimet, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shpalosin alternativën e etërve të tyre. Sistemi marksist fiskal nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhshme. Ai është provuar një sistem katastrofal. Një nga shkaqet e dështimit, ka qenë sistemi që bazohet në rrëzimin e të pasurve. Dua t’i garantoj investitorët se jo vetëm që nuk do të ketë ndonjë vendim për të rritur, por qeveria do të lehtësojë çdo hap për veprimtarinë e tyre”, tha Berisha.
Ai tha se Evropa po njeh një nga krizat më të thella të borxheve publike, që sipas kryeministrit shqiptar, ka ardhur nga përdorimi i këtyre borxheve për investime. “Fakti është fakt se borxhet provohen tashmë si një tepri, se ato janë marrë dhe nuk janë investuar në ekonomi, por janë shpërdoruar për qëllime hedonistike. Borxhet kanë arritur këto kulme si rezultat i politikave shumëvjeçare. Kanë edhe ato një ngjashmëri me flluskat dhe piramidat që u shembën, por e vërteta është që sektori privat është më i fuqishëm se ai publik. Borxhet publike po kalojnë një krizë të thellë”, shtoi ai.
Berisha premtoi se qeveria shqiptare do të marrë çdo ditë reforma për të përballuar krizën, duke nënvizuar këtu nxitjen e biznesit. “Jo rrënimi i pasurive të sipërmarrësve por mbështetja ndaj tyre është në filozofinë tonë. Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se do të mbeten brenda selisë së tyre. Marksi nuk do të mund të shëtisë në qytetet e Shqipërisë. E kanë provuar shqiptarët në mënyrën më të tmerrshme se të gjithë të tjerët, në një kohë që bashkinë e falimentove dhe e dorëzove në një institucion të falimentuar, atëherë më thoni çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste”, shtoi kreu i qeverisë.
Rriten eksportet shqiptare
Duke folur për zhvillimin e ekonomisë së vendit, Berisha tha se gjatë këtij muaji, eksportet shqiptare janë rritur me rreth 320 milion dollarë krahasuar kjo me vitin e rritjes më të madhe të eksporteve shqiptare, që ka qenë viti 2010.
“Ajo që është pozitive në këtë rritje, qëndron në faksin se vjet dhe sivjet trendi i rritjes së eksporteve made in Albania, prodhimeve të mirëfillta shqiptare dominon mbi trendin e rritjes së eksporteve të bazuara në materiale të importuara. Faktikisht, eksportet me mallra shqiptare kanë pasur një rritje prej 27%, është fjala për rritjen nëntëmujore. Kurse eksportet të bazuara në mallra të importuara si lëndë bazë kanë një rritje prej 20%. Gjithnjë e më shumë prodhimet shqiptare po preferohen në tregjet e botës”, shtoi ai.
Më tej, kryeministri Berisha tha se në botë për shkak të krizës, liria për biznesin është tkurrur, ndërsa Shqipëri sipas tij, kjo liri është rritur me 16%. “Dokumenti i fundit mbi lirinë ekonomike në botë fakton se ajo ka pasur ndrydhje, se kriza financiare dhe kriza e borxheve ka shtyrë qeveritë drejt masave, të cilat kanë ngushtuar lirinë ekonomike. Kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri. Liria ekonomike në Shqipëri është rritur me 16%. Kjo rritje e eksporteve shqiptare në kulmin e krizës së borxheve në Evropë, shkon paralel me rritjen më të madhe të investimeve të huaja në historinë e vendit, që shënoi në Shqipëri vitin e kaluar rritjen më të madhe në tërë rajonin për investimet e huaja”, tha më tej. /S.Ll/Start/
2011-11-02 11:43