E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet One Stop Shop,Basha:Lehtësi biznesitn

TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka garantuar klimë të favorshme për biznesin e për pasojë shanse më të mëdha punësimi për kryeqytetasit. Në përurimin e qendrës me një ndalesë, ose One Stop Shop, Basha ka theksuar se me këtë shënohet edhe një tjetër hap në  përmirësimin e mjedisit të biznesit në Tiranë.

Qeverisja e mirë nxit investimet, i bën më të sigurta dhe ofron klimën e favorshme. Me qeverisjen qendrore jemi angazhuar për të ulur barrierat fiskale, eliminuam mbi 60 tarifa, sot përurojmë për këtë qëllim shërbimin më të fundit me një ndalesë në Tiranë, qendrën e licencimit në Tiranë- tha Basha.

Sipas tij, duke nisur nga sot do të jetë më e lehtë për marrje licence apo leje për aktivitetin.

Në shtator 2011 në bashkëpunim me IFC nisëm punën për reformën e thellë të licencimit, reduktimin e barrierave administrative, uljen e kostos në licencim dhe zvogëlimin e hapësirës për korrupsion. Ofrimi i shërbimit me një ndalesë bën të mundur që të gjitha shërbimet bashkiake ofrohen në një sportel të vetëm, në funksion gjatë gjithë javës- tha ai.

Me këtë qendër regjistrimi do të thjeshtojë koston e shërbimeve, kohën për të regjistruar një biznes dhe për të bërë ndryshime informacioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›