Tabletat e gjumit mund ta rrisin 5 herë rrezikun e vdekjes së parakohshme
Tabletat e gjumit mund ta rrisin 5 herë më shumë rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sudiuesit thonë se preparate si Diazepami, Temazepami apo qetësues të tjerë rrisin mundësinë e vdekjes së parakohshme, ndërsa shtojnë edhe risqet e prekjes nga kanceri te përdoruesit e dozave të mëdha.
Sipas tyre, sa më e madhe doza, aq më i madh është edhe rreziku.
Shifrat tregojnë se për ata që marrin doza të vogla (deri në 18 tableta në vit) rreziku i vdekjes së parakohshme është 3.6 herë më i madh në krahasim me ata që nuk i përdorin asnjëherë.
Ndërsa te përdoruesit e më shumë se 132 tabletave në vit, rreziku rritet në 5.3 herë.
Në Britani, atje ku është kryer edhe studimi, kjo kategori përbën rreth 93 për qind të atyre që u drejtohen farmacive me një recetë mjeku.
Gjithashtu, ky grup është 35 për qind më shumë i rrezikuar nga kanceri.
Pavarësisht se studimi nuk arriti të provonte se ishte pikërisht përdorimi i qetësuesve shkaku i vdekjes së parakohshme, shifrat janë alarmante, për më tepër kur flitet për moshën 18-55 vjeç, e cila për arsye ende të panjohura është më e prekur nga efektet. / Gazmira Ndoja