E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik armesh ne Elbasan

Policia e Elbasanit ka vene ne pranga katër persona, nen akuzën e trafikut te armeve dhe municioneve. Ervin Basha, Ardis Cekrezi, Altin Beqiri dhe Sokol Hoti, sipas policisë, janë arrestuar ne flagrance, ndërsa po tentonin shitjen e një arsenali armesh. Mësohet se tre prej te arrestuarve janë dënuar edhe me pare për vepra te ndryshme penale. Policia ka sekuestruar 4 pistoleta, 5 automatike, si dhe qindra fishekë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›