Librazhd, zjarr i madh në kodrat më pyje të Kuturmanit

Një zjarr i madh është shënuar minuta më parë në Librazhd. Nga njoftimet e mara mësohet se zjarri ka përshirë kodrat me pyje të fshatit Kuturman. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëseve, të cilat po punojnë për lokalizimin e vatrës së zjarrit si dhe shuarjen e plotë të tij. Po kështu aty gjenden dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin.