E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, mbërrin në Homs konvoji i Kryqit të Kuq

Një konvoj i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me ushqim dhe ndihma të tjera, ka arritur në qytetin e rrethuar Homs nga kryeqyteti i Sirisë, Damask.

Kryqi i Kuq thotë se konvoji pritet të arrijë sot në lagjen Baba Amër, zona nga e cila kryengritësit janë tërhequr dje, pas më tepër se tre javë luftimesh me forcat e qeverisë.

Depërtimi i ndihmave të Kryqit të Kuq po bëhet në një kohë që Kombet e Bashkuara kanë shprehur “alarm” lidhur me raportet për ekzekutime kolektive nga ana e forcave qeveritare në Homs.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejta të njeriut, Navi Pillej, tha se zyrtarët nuk mund të konfirmojnë menjëherë raportet e aktivistëve për ekzekutime.

Franca ka shpallur mbylljen e Ambasadës së vet në Damask për të protestuar për atë, që presidenti Nikollas Sarkozi, e ka përshkruar si represion “skandaloz” nga regjimi i Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›