Libri: Laportën duan ta “vrasin”Lajmi është botuar në “Marca.com”.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Guxim apo publicitet, mund ta quani sit ë doni, por në Spanjë ka dalë një libër i ri i titulluar “Vrasja e Presidentit”, (“Mateu el president”, “Matad al presidente”) dhe i shkruar nga Sebastia Bennasar, nga Mallorca. Në qendër të historisë është pikërisht presidenti i klubit të futbollit Barcelona, Juan Laporta, që është bërë shumë i njohur vitet e fundit për triumfet e skuadrës që zotëron. Në libër flitet për një komplot të përgatitur me qëllim vrasjen e Laportës, pasi ai shihet si një mbështetës i pavarësisë së katalonjës dhe me emrin që po bën skuadra “blushegë” po fiton simpatinë e të gjithëve. Ky komplot ka dështuar, por planet ende ekzistojnë sipas shkrimtarit dhe ky lajm është botuar i plotë në “Marca.com”.
Numri i klikimeve - 6488
E Merkure, 25 Nentor 2009