E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili: Jam i hapur për çdo hetimPresidenti i Tiranës Refik Halili: "Mund të them me përgjegjësi të plotë se Tirana kurrë nuk ka shitur ndeshje"

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Menjëherë pasi UEFA ka nisur hetimet për duke publikuar edhe dy emrat e ekipeve shqiptare Tirana dhe Vllaznia ka reaguar në Televizionin “Ora Neës”, presidenti i Tiranës Refik Halili. Halili është shprehur se ai dhe Tirana është e hapur për hetimin e Uefas dhe kërkon që UEFA ti shkoj deri në fund këtij hetimi dhe në rast se do të nxirren konkluzione dhe do të mësohet se ndeshja ka qenë e trukuar ndaj Stabaek përgjegjësit të shkojnë para ligjit.

“Unë jam i hapur për çdo hetim, por mund t’ju them se kjo është dhe një tendencë kundër meje dhe jo klubit Tirana ,por mund të them me përgjegjësi të plotë se Tirana kurrë nuk ka shitur ndeshje dhe Tirana është skuadra model e futbollit shqiptar.

Ndërkohë presidenti bardheblu, Halili, ka vazhduar edhe më tej teska ka theksuar se në Shqipëri ka pronarë klubesh që janë njëkohësisht edhe pronarë të kompanive të basteve dhe kjo sipas tij duhet hetuar.

Në lidhje me ndeshjen ndaj Stabaek, Halili ka theksuar se ai nuk ka qene I pranishëm vetë në Norvegji .”Në Norvegji kemi luajtur më shumë mungesa ju e dini që kemi luajtur me lojtarë të rinj si Bici-Pashaj apo edhe Hajdari pasi kishim të dëmtuar disa nga titullarët e njohur si Muka, Muzaka, Devolli apo edhe Migen Memelli”


Numri i klikimeve - 6489
  E Merkure, 25 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›