Ilir Meta tregohet kavalier dhe paguan tavolinen
Duket, se sezoni i pushimeve ka marre fund dhe kreu i LSI-se Ilir Meta iu eshte kthyer angazhimeve politike dhe jetes se zhurmshme te kryeqytetit. Ai eshte fotografuar nga paparazzi yne mesditen e djeshme ne nje prej lokaleve te kryeqytetit, ndersa ka qene duke biseduar me nje grup te madh miqsh, mes te cileve dallohet imazhi i Ndre Legisit. E duke qene ne te tilla situata me njerez te partise, jemi te bindur se edhe biseda ne tavolinen e zotit Meta eshte fokusuar pikerisht ne zhvillimet politike dhe problemet partiake, aq me teper qe vitin e ardhshem jane zgjedhjet elektorale dhe Levizja Socialiste per Integrim, ka se per cfare te diskutoje. Por ajo qe shohim ne foto ne nje moment eshte edhe levizja e Ilir Metes drejt xhepit per te paguar tavolinen, nje gjest qe tregon natyren e tij si kavalier edhe pse ndodhet mes meshkujve.