Gruaja moderne ne krah te Jorgo Papingjit
Kohet e fundit stili i tij i te shkruarit ka ndryshuar dukshem. Qe te jemi te sinqerte nuk kemi asgje kunder kengeve dhe teksteve te Jorgo Papingjit, nje emer i njohur ne kete zhaner, por per hir te se vertetes duhet te pranojme, qe ai eshte bere paksa me komercial, ashtu sikurse eshte bere edhe vete muzika ne pergjithesi. Por ndersa paparazzi yne e ka fotografuar asutorin e teksteve dy dite me pare ne shoqerine e nje femre shume mdoerne, vetvetiu na shkoi mendja edhe tek natyra e Jorgo Papingjit. Pavaresisht se ne tekste eshte bere modern, ne stilin e te veshurit nuk ka ndryshuar shume, nga ai i koheve me pare. Per me teper, Jorgo vazhdon te jete ne Tirane edhe ne keto dite vere. Ndoshta krijime te reja e mbajne ne kryeqytet, ose ndoshta koha e pushimeve per te ka mbaruar.