Libri për Obamët

Michelle Obama ka urdhëruar që të mbahen nën vëzhgim të gjitha femrat që ndodhen pranë bashkëshortit, në mënyrë që ajo ta dijë nëse Barack do ta tradhtojë, ashtu si ia bëri John F. Kennedy bashkëshortes së tij, thuhet në librin, një pjesë e të cilit merret me sqarimin e “xhelozisë së pazakontë” të Zonjës së Parë. Sipas autorit të librit, kjo e fundit ka kaq pak besim te bashkëshorti, saqë e viziton shpesh dhe papritmas, për të parë se çfarë bën ai.
Në ‘The Amateur’ thuhet se Michelle e kundërshton edhe miqësinë e ngushtë që presidenti ka me Oprah Winfrey, dhe se e shmang atë, nën pretekstin se i “urren njerëzit e shëndoshë”. Ka shumë gjasë që këto të dhëna ta nxjerrin zonjën Obama si një 'grua të egër' – gjë që ajo e ka mohuar në fillim në vitit.
Po ashtu, publiku mund edhe të ngre çështje në lidhje me martesën 20-vjeçare të Obamës, meqenëse në të kaluarën çifti zihej shumë, saqë ishte edhe fare pranë ndarjes.
Ndryshe, pjesë të librit të Klein janë publikuar në gazetën njujorkeze 'The New York Post'. Në to citohet një burim i afërt me Oprah Winfrey, i cili thotë: "Michelle është xheloze, por në një mënyrë krejt të pazakontë. Pjesa më e madhe e njerëzve, pasi që të kenë kaluar disa vite martese, krijojnë besim dhe nuk iu vihen partnerëve prapa për t'i kontrolluar, por jo edhe Michelle. Ajo këmbëngul që të dijë çdo gjë".
Sipas asaj që thuhet në libër, pak javë pas fitores në zgjedhjet e vitit 2008, Obama iu dha prioritet këshillave të Oprah e jo Michelle’s.
"Kur ajo (Oprah) i telefonoi, ai i la të gjitha punët ashtu që të mund të fliste me të. Flisnin për strategjinë. Oprah ishte ajo që kishte ndikimin”, theksohet në libër. Del se ishte pikërisht ky momenti kur Michelle 'u tërbua' shkaku i këtyre telefonatave.