Obama nuk merr pjesë në samitin në Rusi

Bashkëpunimi Ekonomik Azi – Paqësor (APEC) në Vladivostok, mikpritës i të cilit është presidenti Vladimir Putin, do të rastisë me Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, në të cilën Obama më 6 shtator do ta pranoj nominimin partiak për rizgjedhje në votimet presidenciale të nëntorit.
Ky njoftim i Shtëpisë së Bardhë u bë pasi Putini, që javën e kaluar e ka filluar mandatin e tij të tretë në postin e presidentit, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e Grupit të tetë vendeve më të industrializuara në botë, këtë fundjavë në Camp David, mikpritës i të cilit do të jetë Barack Obama.
Moska dhe Washingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se vendimet për mospjesëmarrje në samite ishin gjeste të mospërfilljes.
Barack Obama dhe Vladimir Putin pritet të takohen gjatë samitit G-20 në Meksikë, në muajin qershor.