Libri për krimet serbe ndaj fëmijëve

Sipas Don Lush Gjergjit, libri që përshkruan fëmijërinë e pajetuar të shumë fëmijëve të Kosovës, është një rast për shqyrtim, meditim, nderim dhe për falënderimin e këtyre protagonistëve shpeshherë të paemër. Për librin folën edhe Lirije Kajtazi, nga Forumi i Gruas në LDK, dhe Donika Kada Bujupi (AAK).
“Sipas të dhënave të mbledhura në këtë libër, në vitet 1995-1999, përfshirë periudhën e bombardimeve të NATO’s, janë vrarë 252 fëmijë, 41 janë marrë peng nga policia, 711 janë maltretuar dhe rrahur, 169 janë plagosur, 203 janë arrestuar, 4 janë kidnapuar, 3 janë dënuar, 2 është tentuar të dhunohen, dhe 54 janë zhdukur”, theksoi në fjalën e saj autorja Tërmkolli.
Edhe pse tha se s’ka ka pretendime që të bëhet poete , Tërmkolli tha se, librin me poezi “Molla e kuqe” e shkroi në momentet më të vështira të jetës së saj.