“Ballkan Bazar” nga Edmond Budina në kinematë shqiptare
“Ballkan Bazar” është filmi shqiptar i regjizorit Edmon Budina i cili do të shfaqet këto ditë nëpër kinematë e Tiranës. Në këtë film flitet për ngjarje dhe të papritura shqiptare. Regjizori sjell fakte reale në një fshat të Shqipërisë së jugut, ku tenton të përçojë idenë e talljes së nacionalizmave nëpërmjet një valleje flamurësh. Në këtë film përfshihen qartë idenë e shit- blerjes jo vetëm të skeleteve por edhe të ndërgjegjeve njerëzore.
Regjizorit Budina e ka realizuar këtë film në një hark kohorë prej tre javë e gjysëm dhe me një fond prej 500 mijë eurosh. Në filmin “Ballkan Bazar”, interpretojë aktorë si italiania Veronica Gentili, Visar Vishka, Erand Sojli, Artan Islami, Karafil Shena, Valentina Xhezo, etj.