Dosja e 21 janarit hetuesve iu bashkohet prokurori amerikan

TIRAN - Ne prokurorine e Tiranes konkretisht prane grupit hetimor te dosjes qe po heton pasojat e demonstrates se 21 janarit 2011 eshte bashkuar edhe nje prokuror amerikan emri i te cilit ende nuk behet i ditur. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve pasditen e djeshme eshte bere prezantimi i prokurorit te Byrose Federale te Hetimit FBI-se qe i eshte bashkuar hetimit te ceshtjes.
Sipas ketyre te dhenave prokurori amerikan gjate takimit 2-oresh me hetuesit dhe prokuroret e ceshtjes ka kerkuar te njihet me ngjarjen dhe hetimet e deritanishme. Mesohet se grupi hetimor e ka njoftuar prokurorin amerikan edhe per vonesat qe laboratori i Institutit te Policise Shkencore po ben per ekspertimin balistik e krahasues te armeve dhe gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes diten e demonstrates se 21 janarit brenda rrethimit te kryeministrise...