E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri shqiptar në Lajpcik, në panairin më të madh në botë

Shoqata e botuesve tё Shqipёrisё, nёnshkroi marreveshjen e bashkёpunimit me Ministrinё e Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve. Kjo marrёveshje, konsiston nё mbёshtetjen qё Ministria do ti japё botuesve shqiptarё tё cilёt do tё marrin pjesё nё panarin prestigjoz tё librit nё Lajpcikut tё Gjermanisё, i cili do tё zhvillohet nga data 17-20 mars.

Ministri Ferdinand Xhaferraj nё fjalёn e tij, theksoi se mbёshtetja do tё vijё nё rritje nga viti nё vit.
 

E ndёrsa Petrit Ymeri, Kryetari i Shoqatёs sё Botuesve, u shpreh se Shqipёria do tё pёrfaqёsohet me letёrsi bashkohore.
 

Shkrimtarёt shqiptarё qё do tё marrin pjesё nё panairin e librit nё Lajpcik janё Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Ervin Hatibi, Albana Shala, dhe Ledia Dushi.

Panairi i Lajpcikut ёshtё njё nga Panairet mё tё mёdha tё librit nё botё. Ky eveniment mbledh çdo vit botues, shkrimtarë dhe njerëz të letrave nga e gjithë bota.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›