E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrovci me “Art” në Tiranë

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 09:55

Në mbrëmjen e së dielës, në ora 19:00, Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka shfaqur premierën e komedisë “Art” të Yasmina Rea me regji të Fatos Haxhirajt dhe skenografi të Bujar Kapexhiut. Në këtë shfaqje kanë luajtur aktorët: Artan Imami, Enver Petrovci dhe Bujar Asqeriu.

Komedia trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Mark, Serzhe dhe Ivan. Ngjarja zhvillohet në Paris, më së shumti në apartamentin e Serzhit, por edhe te dy të tjerëve. Në momentin kur Serzhi blen një pikturë të madhe dhe shumë të shtrenjtë (rreth 40.000 euro) dhe me krenari ua tregon shokëve të tij, shoqëria e tyre e ngushtë 15-vjeçare tronditet plotësisht.

Marku tallet me pikturën e Serzhit. Për Ivanin e torturuar nga problemet e dasmës dhe pakënaqësia ndaj punës si shitës, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati - gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit, gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit të shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›