E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga, kumbara e fëmijës se Elton John

Lady Gaga është zgjedhur si kumbare e djalit te Elton John, Zachary. Kjo është dëshira e këngëtarit te njohur dhe partnerit te tij David Furnish, për vogëlushin e lindur ne 25 dhjetor te vitit qe kaloi. Ne fakt, deklarata është bere nga Furnish, i cili ka pohuar se do te ishte mire qe këngëtarja te hynte ne jetën e fëmijës se tyre dy muajsh. Miqësia mes Elton John dhe Lady Gaga është forcuar me shume pas ceremonisë ?Grammy Awards 2010?. Kënga e saj e fundit ?Born this way? është vlerësuar si një mesazh për tolerancën dhe lirinë për te qene ai qe je dhe për te bere atë qe do te besh. Kjo sipas Furnish, e bën Lady Gaga një model ideal për Zachary.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›