Surpriza quhet Kuarezma, portugezi kalon tek Çelsi
Merkatoja e janarit është mbyllur me një surprizë të madhe. Rikardo Kuarezma ka lënë skuadrën e Interit për të kaluar në atë të Çelsit në formë huazimi për gjysmën e mbetur të sezonit. Gjithçka ka ndodhur dje, ditë e cila ishte edhe e fundit për merkaton e janarit.
Kuarezma tek Interi mund të quhet me plot gojën dështimi më i madh për gjysmën e parë të këtij sezoni. Mesfushori portugez i kushtoi 27 milion euro shoqërisë së Interit për ardhjen nga Porto. Trajneri Murinjo, i sapoardhur atëherë në stolin e Interit, ishte ai që kërkoi me ngulm shërbimet e futbollistit, kërkesë që u realizua nga presidenti Morati.
Tek kampionët e Italisë Rikardo Kuarezma nuk tregoi asgjë nga kualitetet e tij, duke qëndruar në pjesën dërrmuese të ndeshjeve jashtë formacionit.