Licensa e dyte 3G

Sot është zhvilluar tenderi per licencen e dyte te teknologjise 3G. Ne gare moren pjese 2 kompani celulare, kompania AMC e cila ofroi 15.1 milion euro dhe Eagle Mobile rreth 12. 9 milion euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike pritet te shpalle fituesin brenda 5 ditesh.
Komisioni i Vlerësimit të ofertave do të shpallë fituesin brenda 5 ditëve sipas afatit që përcakton ligji.
Gjasat janë që AMC, e cila ofroi cmimin më të lartë të bëhet kompania e dytë me shërbimin 3G pas Vodafone, që në nëntor të vitit të kaluar i pagoi qeverisë 31.4 milionë euro për të qenë operatori i parë në treg me këtë shërbim.
"Komisioni mund të nisë të shohë vlefshmërinë e ofertave dhe më pas të shpallë edhe fituesin", tha Alfred Kote, kryetar i Vlerësimit të Ofertave.
Nëse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do e shpallë të vlefshëm ankandin dhe ofertat e Komisioni mund të nisë të shohë vlefshmërinë e ofertave dhe më pas të shpallë edhe fituesin
Alfred Kote
Kryetar i Vlerësimit të Ofertave dy kompanive, paratë e licencës, që shkojnë si të ardhura shtesë në buxhet janë frymarrje për financat e drobitura të qeverisë, e cila u detyrua të ndërmerrte masa drastike këtë vit për të mbajtur nën kontroll borxhin.
Kursi kërcënon borxhin
Zhvlerësimi i lekut ndaj euros nuk ka përkeqësuar vetëm buxhetet e familjarëve që kanë kredi në valutë, por prej kohesh po rëndon edhe qeverinë.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, zhvlerësimi i lekut ndaj monedhave të huaja e rriti borxhin e vendit me 38 milionë dollarë.
Dhe kjo është rritja më e ulët, pasi dy vitet e mëparshme efekti i kursit të këmbimit në rritjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj vendeve të tjera ka qenë disa herë më i fortë.
Në vitin 2009 zhvlerësimi historik i lekut ndaj euros e rriti borxhin publik të vendit me 2.5 për qind të produktit kombëtar.
Detyrimet e Shqipërisë ndaj vendeve të tjera atë vit u rritën me 250 milionë dollarë vetëm nga zhvlerësimi i lekut.
Efekti i kursit të këmbimit në borxhin publik tani është bërë shqetësim jo i vogël për qeverinë, e cila të ardhurat nga taksat i mbledh në lekë, ndërsa detyrimet e huaja duhet t’i paguajë në valutë, e kryesisht në euro.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Berisha fton Hondurasin për investime
Kryeministri Berisha ka ftuar presidentin e Hondurasit që mes dy vendeve të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe. CEZ kërkon rritje cmimi të energjisë
Kompania CEZ ka kërkuar një rritje të re të cmimit të enegjisë elektrike mesatarisht me 4,5 përqind%. Sipas eksperteve te CEZ kjo rritje perkthehet ne rreth 2 mije leke per konsumatoret familjare. Unaza e Madhe, Olldashi: Shpronësimet u mbyllën
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi sot punimet për Unazën e Madhe të Tiranës, ku shprehu besimin se brenda 12 muajve do të jetë gati aksi në shërbim të qytetarëve. Kredia, bizneset rrisin kërkesën
Portofoli i kredive në euro të tërhequra nga bizneset në Shqipëri gjatë muajit korrik u rrit me 14 për qind, gjë që besohet se shkaktoi një rritje të konsiderueshme të interesave të kredive në monedhën e përbashkët europiane. Kursi, shtatori sjell presion mbi lekun
Monedha e përbashkët europiane fitoi terren në ditët e fundit të gushtit kundrejt lekut, ndërkohë që të dhënat historike tregojnë se monedha shqiptare humbet zakonisht rreth 1 për qind të vlerës së vet gjatë muajit shtator.
Lajmet kryesore
Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"