E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama PS lidershipi i integrimit


Socialistet, jo vetem do të rikthehen në kuvendin e Shqipërisë, por sic tha kreu i partisë Edi Rama, grupi parlamentar do të marrë pjesë edhe në të gjitha proceset e votimit.

E kjo sipas liderit socialist per te shmangur nje tjeter deshtim te Shqiperise ne procesin eurointegrues. Prioritet, sic tha ai, do te jene 12 pikat e vendosura nga Komisioni Europian ne emer te te cilave sipas tij Partia Socialiste do te marre rolin e lidershipit ne ceshtjet kombetare te intergimit.

"Kushtetutshmëria, zbatueshmëria e ligjeve, reformat jetike për vendin, lufta pakompromis me korrupsionin përmes denoncimit publik të tij dhe kontrollit të rreptë parlamentar, kriza e drejtësisë, kriza e ekonomisë dhe e financave publike, kriza sociale që kanë prekur sot palcën e Shqipërisë, do të jenë graviteti i të gjitha përpjekjeve tona", thotë Kriza e drejtësisë, kriza e ekonomisë dhe e financave publike, kriza sociale që kanë prekur sot palcën e Shqipërisë do të jenë graviteti i të gjitha përpjekjeve tona

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste Rama.

Kryetari i Partise Socialiste drejtoi gishtin e akuzes ndaj kryeministrin i cili sipas tij nuk pranon ndryshimet kushtetuese, pasi kerkon te marre postin e presidentit te Republikes e keshtu me radhe, sipas zotit Rama, edhe prokurorine e SHISH. E jo vetem keto institucione por edhe te tjera, per te cilat gjithsesi kryesocialisti la te kuptohet se opozita nuk do te leshoje.

"Eshtë koha kushtetuese e ndërrimit të Guvernatorit, i cili është kthyer në mashë e Saliut për të çuar përpara politikën e tij shkatërruese për financat e shtetit. Eshtë koha e ndërrimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin Saliu kërkon ta kthejë në mashë për të mbuluar zullumet e pafundme të të gjitha ministrive e agjencive shtetërore të vëna nën regjimin e korrupsionit", tha Rama.

Kursi i ri i paralajmeruar edhe me pare nga kryesocialisti do te sjelle nje opozite agresive ne kuvendin e Shqiperise e cila sipas kreut te selise roze do te vere para pergjegjesise me interpelanca te vazhdueshme te gjithe ministrat e qeverise.  Do te paraqiten dhe kerkohen inisiativa te ndryshme ligjore, mes te cilave dhe ligji i ri per median.Nje tjeter kusht i patjetersueshem, sic e quajti Rama do te jete edhe kryerja e reformes zgjedhore sipas asistences se OSBE-ODIHR dhe opinionit te Komisionit te Venecias. Duke ju referuar kabllogrameve te Wikileaks , zoti Rama i beri apel Prokurores se Pergjithshme te reagoje per te zbardhur disa nder skandalet e medha, ku sipas tij eshte perfshire qeveria aktuale. Nga Gerdeci, tek shembja e tunelit te Kalimashit, tek 21 janari ku humben jeten 4 njerez te pafajshem.

"Eshtë dita për ta përsëritur edhe njëherë, apelin e opozitës për Prokuroren e Përgjithshme që të bëjë detyrën e saj, të mos lejojë vënien e kapakut të drejtësisë mbi krimet shtetërore, korrupsionin qeveritar, abuzimet e kujtdoqoftë, jo vetëm djathtas po edhe majtas, për gjëma të reja e bëma të vjetra, me Kushtetutën, ligjin dhe popullin që përfaqëson", tha Rama.

Kuvendi, nis sot sesioni i ri

Nisin sot në orën 18:00 punimet e kuvendit pas sezonit të pushimeve të verës.

Në faqen zyrtare të kuvendit njoftohet se sot pritet të miratohet kalendari 3-javor të punimeve për periudhën 5 shtator deri në 23 shtator.

Para nisjes së punimeve, një ditë më parë presidenti i Republikës iu drejtua deputetëve me anë të një mesazhi, ku ka përdorur tone të forta dhe të qarta për ndryshime të menjëhershme për politikën dhe institucionet e vendit.

Presidenti ka rikujtuar se vendi prej dy vjetësh ndodhet në ngërç politik dhe po humb kohë në përpjekjet për të ardhmen europiane.

“Shqipëria politike, tashmë anëtare në NATO, ka humbur dy vjet në një ngërç politik permanent të lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare; vetë qytetarët dhe vendi kanë humbur dy vjet në përpjekjet e tyre për marrjen e ftesës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot sfida është e qartë: ne kemi përpara 12 kritere politike të BE-së, të gjitha të lidhura me Parlamentin dhe ushtrimin cilësor të funksioneve të tij. Në emër të qytetarëve dhe të ndërgjegjës kombëtare, ju ftoj t’i shndërroni këto pika në prioritete të aktivitetit parlamentar", tha Topi.

Disa ditë më parë, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u ka përcjellë deputëteve, vecanërisht atyre të opozitës, të tregojnë vullnet të mire për miratimin e ligjeve dhe reformave që kërkojnë domosdoshmërisht konsensus.

Duke pritur kthimin e opozites ne parlament, pas bojkotit postzgjedhor, kryetarja e kuvendit, pret gjithashtu qe opozita te mos vazhdoje bojkotin e votimit, te cilin ajo e cilesoi si nje anakronizem te shekullit te kaluar, qe nuk ka me kuptim ne kohen kur Shqiperise i duhet te beje perpara per integrimin europian.

"Deputetet e mazhorances presin qe te punojne e te votojne se bashku me deputetet e opozites, per reforma te rendesishme. Cdo gje qe i bashkon shqiptaret duhet te na bashkoje edhe ne me vote ne parlament. Shqiperia eshte europiane dhe shqiptaret duhet te jene pjese e BE-se. Kur hoqem Integrimi ne BE i Shqiperise nuk eshte as majtas, as djathtas. Integrimi ne BE eshte objektivi yne kombetar dhe me kete askush nuk mund te beje tregti. Koha eshte tani dhe eshte urgjente", tha Topalli.
 

Kuvendi
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga politika Prokuroria, hetim kabllogramëve
Pas stuhisë mediatike që shkaktoi publikimi i kabllogramëve te Ambasades Amerikane, vihet në lëvizje edhe organi i Prokurorisë. Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në dy vitet e ardhshme do të arrihen reformat kryesore të vendit, ndërsa ftoi opozitën që të jetë pjesë e tyre. "Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Në pritje të mbërritjes së notarit Massimo Voltolina në qytetin e Vlorës, organizatorja e aktivitetit ish- parlamentarja italiane, perfaqesuese e Lega Nord, Irene Pivetti eshte takuar me drejtuesit lokale si dhe perfaqesuesit e Dhomes se Tregtisë së Vlorës.
Politikanët lapangjozë dhe kabllogramet e Kamorras
Mentor Kikia - Në fshatin tonë me emrin Shqipëri ka plasur “gallatë” e madhe. Çdo ditë media shkund thesin e “WikiLeaks”, i cili çdo herë nxjerr të dhëna të reja. Tabulatet e Shkëlzenit në Prokurori
Andrea Stefani - Rikthehen përsëri dyshimet se punishtja misterioze e Gërdecit ka qenë biznes i drejtuar në prapaskenë nga Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit.

Lajmet kryesore

Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Vlorë, zjarr në Karaburun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›