Liçi, tjetër kërkesë për liri
I penduari i bandës së Lushnjës nuk heq dorë nga kërkesa e tij për të fituar lirinë para kohe. Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i ka refuzuar dy kërkesa, duke shpallur moskompetencën për gjykimin e tyre, ai i është drejtuar Gjykatës së Tiranës. Kërkesa e tij është hedhur në shortin elektronik, në bazë të së cilit është caktuar se çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Liçi kërkon lirimin para kohe, pasi ka kryer më shumë se gjysmën e dënimit dhe ka qenë bashkëpunëtor i drejtësisë. Dy kërkesat e tij të para u pushuan nga Krimet e Rënda, pasi sipas ligjit këto kërkesa gjykohen nga gjykata e rrethit ku i dënuari është duke vuajtur dënimin.