BE-ja teston kandidatët për anëtarësim në zonën e euros
Me 11 vende filloi monedha
e përbashkët evropiane
dhjetë vjet më parë. Një projekt
ambicioz, pasi euro duhej të ishte
po aq e fortë sa dikur marka
gjermane. Bilanci sot është pozitiv.
Në vitin 2001, zonës së euros
iu shtua Greqia, ndërsa në 2007-
n Sllovenia.
Sllovakia do të jetë vendi i 16-
të që do të fusë monedhën e
përbashkët evropiane. Komisari
i BE-së për valutën, Joaquin
Almunia, e miraton këtë plan,
pasi qeveria sllovake dëshmon
një administrim të shëndoshë
buxheti dhe borxh të ulët. Banka
Qendrore Evropiane që
mbikëqyr nga Frankfurti stabilitetin
e euros ka megjithatë dyshime
të forta. Sipas saj, ekziston
rreziku që në Sllovaki gjatë
viteve të ardhshme të ketë rritje
të fortë të inflacionit. Normat e
ulëta të rritjes së çmimeve janë
një kriter i rëndësishëm për futjen
e monedhës së përbashkët.
Pas Komisionit të BE-së duhet
të merret edhe miratimi i ministrave
të financave të BE-së, gjë
që konsiderohet megjithatë
vetëm diçka formale. Eksperti
për monedhën në fraksionin
konservator në Parlamentin
Evropian, Werner Langen,
paralajmëron për fenomenin e
zbutjes së kritereve. Në rastin e
Sllovakisë, ndoshta mund të
mbyllet një sy, pasi ajo është një
vend relativisht i vogël, por kjo
nuk është në asnjë mënyrë e
mundur për vende të mëdha si
Polonia: "Vendet anëtare duhet
të respektojnë kushtet të cilat i
kanë vendosur vetes". Gjashtë
vjet me radhë, qeveria sllovake
e ka përgatitur vendin me reforma
strikte për euron. Pjesa
dikur e varfër e ish-Çekosllovakisë
ka bërë kështu përparime
ekonomike. Qiproja dhe Malta
e bënë euron mjet zyrtar pagese
në fillim të këtij viti. Në Slloveni,
euro është mjet pagese që
prej 1 janarit 2007. Por atje, konsumatorët
përjetuan rritje më
të fortë të çmimeve nga sa pritej
pas futjes së monedhës së re.
Nga 9 vendet e reja anëtare të
BE-së, një datë konkrete për futjen
në zonën e euros i ka vendosur
vetes Rumania. Në vitin
2014, edhe në Rumani euroja do
të bëhet mjet zyrtar pagese.
Shumë vende e shtyjnë futjen e
monedhës së përbashkët, pasi
ajo shoqërohet me rregulla
strikte për buxhetin. Të gjitha
vendet e BE-së, përveç Britanisë
së Madhe dhe Danimarkës,
kanë nënshkruar marrëveshjen
për futjen e euros,
edhe pse afati nuk është gjithmonë
i përcaktuar. Pak ditë më
parë, vendimi për futjen e monedhës
së përbashkët mbushi
dhjetë vjet. Komisari i BE-së për
çështjet e parasë, Joaquin Almunia,
bëri një bilanc pozitiv:
"Falë euros, Bashkimi Evropian,
dhe veçanërisht zona e euros,
është sot një zonë
ekonomike shumë e integruar,
me një volum të lartë tregtar, me
shumë mundësi dhe tregje eficente".
Euro ofron mbrojtje ndaj
turbullirave ndërkombëtare të
parasë dhe ka çuar në uljen e inflacionit.
Ajo është monedha e
dytë më e rëndësishme në botë
pas dollarit amerikan. Gjatë dhjetë
viteve të ardhshme duhen
bërë përpjekje për rritje më të
fortë ekonomike dhe ulje të
borxhit shtetëror. Komisioni i
BE-së bëri të ditur se aktualisht
nuk ka asnjë procedurë të
hapur ndaj ndonjë anëtari të
zonës së euros për deficit të
lartë buxhetor. Por Italia dhe
Franca rrezikohen që së shpejti
të ulen sërish në bankën e fajtorëve.
e përbashkët evropiane
dhjetë vjet më parë. Një projekt
ambicioz, pasi euro duhej të ishte
po aq e fortë sa dikur marka
gjermane. Bilanci sot është pozitiv.
Në vitin 2001, zonës së euros
iu shtua Greqia, ndërsa në 2007-
n Sllovenia.
Sllovakia do të jetë vendi i 16-
të që do të fusë monedhën e
përbashkët evropiane. Komisari
i BE-së për valutën, Joaquin
Almunia, e miraton këtë plan,
pasi qeveria sllovake dëshmon
një administrim të shëndoshë
buxheti dhe borxh të ulët. Banka
Qendrore Evropiane që
mbikëqyr nga Frankfurti stabilitetin
e euros ka megjithatë dyshime
të forta. Sipas saj, ekziston
rreziku që në Sllovaki gjatë
viteve të ardhshme të ketë rritje
të fortë të inflacionit. Normat e
ulëta të rritjes së çmimeve janë
një kriter i rëndësishëm për futjen
e monedhës së përbashkët.
Pas Komisionit të BE-së duhet
të merret edhe miratimi i ministrave
të financave të BE-së, gjë
që konsiderohet megjithatë
vetëm diçka formale. Eksperti
për monedhën në fraksionin
konservator në Parlamentin
Evropian, Werner Langen,
paralajmëron për fenomenin e
zbutjes së kritereve. Në rastin e
Sllovakisë, ndoshta mund të
mbyllet një sy, pasi ajo është një
vend relativisht i vogël, por kjo
nuk është në asnjë mënyrë e
mundur për vende të mëdha si
Polonia: "Vendet anëtare duhet
të respektojnë kushtet të cilat i
kanë vendosur vetes". Gjashtë
vjet me radhë, qeveria sllovake
e ka përgatitur vendin me reforma
strikte për euron. Pjesa
dikur e varfër e ish-Çekosllovakisë
ka bërë kështu përparime
ekonomike. Qiproja dhe Malta
e bënë euron mjet zyrtar pagese
në fillim të këtij viti. Në Slloveni,
euro është mjet pagese që
prej 1 janarit 2007. Por atje, konsumatorët
përjetuan rritje më
të fortë të çmimeve nga sa pritej
pas futjes së monedhës së re.
Nga 9 vendet e reja anëtare të
BE-së, një datë konkrete për futjen
në zonën e euros i ka vendosur
vetes Rumania. Në vitin
2014, edhe në Rumani euroja do
të bëhet mjet zyrtar pagese.
Shumë vende e shtyjnë futjen e
monedhës së përbashkët, pasi
ajo shoqërohet me rregulla
strikte për buxhetin. Të gjitha
vendet e BE-së, përveç Britanisë
së Madhe dhe Danimarkës,
kanë nënshkruar marrëveshjen
për futjen e euros,
edhe pse afati nuk është gjithmonë
i përcaktuar. Pak ditë më
parë, vendimi për futjen e monedhës
së përbashkët mbushi
dhjetë vjet. Komisari i BE-së për
çështjet e parasë, Joaquin Almunia,
bëri një bilanc pozitiv:
"Falë euros, Bashkimi Evropian,
dhe veçanërisht zona e euros,
është sot një zonë
ekonomike shumë e integruar,
me një volum të lartë tregtar, me
shumë mundësi dhe tregje eficente".
Euro ofron mbrojtje ndaj
turbullirave ndërkombëtare të
parasë dhe ka çuar në uljen e inflacionit.
Ajo është monedha e
dytë më e rëndësishme në botë
pas dollarit amerikan. Gjatë dhjetë
viteve të ardhshme duhen
bërë përpjekje për rritje më të
fortë ekonomike dhe ulje të
borxhit shtetëror. Komisioni i
BE-së bëri të ditur se aktualisht
nuk ka asnjë procedurë të
hapur ndaj ndonjë anëtari të
zonës së euros për deficit të
lartë buxhetor. Por Italia dhe
Franca rrezikohen që së shpejti
të ulen sërish në bankën e fajtorëve.