Dilema e Fullanit, të rrisë apo jo interesat
Rritja e pandalshme e çmi
meve dhe pritshmëritë për
rritje të mëtejshme e kanë
vendosur Bankën e Shqipërisë në
një dilemë të madhe, atë nëse duhet
të rrisë apo jo sërish normën
bazë të interesit. Gramoz Kolasi,
drejtori i Politikave Monetare në
Bankën e Shqipërisë, e konsideroi
këtë si një vendim të vështirë. "Një
rritje tjetër e normës bazë të interesit
do të na jepte një kontroll më
të mirë mbi inflacionin, duke e
bërë më të lehtë frenimin e rritjes
së çmimeve. Por nga ana tjetër,
rritja e normës bazë do të thellonte
edhe më diferencat e interesave
për kreditë në lekë me ato në
valutë", tha Kolasi, në një konferencë
të zhvilluar dje nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar. Rritja e
mëtejshme e interesave për kreditë
në lekë do t‘i nxiste edhe më
konsumatorët që të merrnin më
shumë kredi në valutë, për shkak
se interesat e tyre janë gati 3 pikë
përqindje më të ulëta.
Kredia
Aktualisht kreditë në valutë
përbëjnë më shumë se 70 për qind
të totalit të kredisë në vend. Rritja
e mëtejshme e kësaj shifre do ta
vështirësonte e dhe më punën e
Bankës së Shqipërisë për të mbajtur
të qëndrueshëm stabilitetin financiar.
Kredia në valutë e ekspozon
Shqipërinë përballë një rreziku
potencialisht të madh, atë që
ka të bëjë me kursin e këmbimit.
Në rast të një zhvlerësimi të mundshëm
të monedhës vendase,
qytetarët që kanë marrë kredi në
valutë, por që i kanë të ardhurat
në lekë, të cilët përbëjnë edhe
pjesën dërrmuese, do të paguanin
më shumë interesa për kreditë
e tyre. Kjo do të rriste edhe më
rrezikun për rritjen e kredive të
këqija, atyre që nuk kthehen më.
E gjitha kjo përbën një rrezik të
madh potencial për sistemin financiar në vend. Në këtë pikë,
Banka e Shqipërisë ndodhet përballë
një udhëkryqi dhe i duhet të
bëjë një zgjidhje, mes frenimit të
çmimeve dhe stabilitetit financiar
në vend. "Objektivi kryesor i
Bankës së Shqipërisë është stabiliteti
i çmimeve dhe ruajta e inflacionit
në nivelin 2 deri në 4 për
qind. Ne do të ndërmarrin çdo
masë të nevojshme për të mbajtur
këtë objektiv", thotë Kolasi.
Valuta
Duke qenë se pjesa dërrmuese
e bankave që operojnë në Shqipëri
janë të huaja, ato preferojnë
të nxisin kreditimin në valutë me
qëllim që të eliminojnë 100 për
qind rreziqet që vijnë nga kursi i
këmbimit. Përqindjet për kredinë
në lekë vazhdojnë të jenë të larta.
Duke iu referuar kredisë me maturim
deri në një vit, sipas të
dhënave zyrtare të janarit 2008,
ekziston një diferencë prej 7.3 pikë
përqindjeje ndaj përqindjeve të
depozitave në lekë me të njëjtin
afat maturimi. Ndërkohë, që i njëjti
tregues për valutën është 4%. E
thënë ndryshe, kjo do të thotë se
bankat mbajnë norma të larta interesi
për kreditë në lekë se sa për
ato në valutë. Në këtë mënyrë ato
i nxisin qytetarët që të shkojnë
drejt kredive në monedhë të huaj.
meve dhe pritshmëritë për
rritje të mëtejshme e kanë
vendosur Bankën e Shqipërisë në
një dilemë të madhe, atë nëse duhet
të rrisë apo jo sërish normën
bazë të interesit. Gramoz Kolasi,
drejtori i Politikave Monetare në
Bankën e Shqipërisë, e konsideroi
këtë si një vendim të vështirë. "Një
rritje tjetër e normës bazë të interesit
do të na jepte një kontroll më
të mirë mbi inflacionin, duke e
bërë më të lehtë frenimin e rritjes
së çmimeve. Por nga ana tjetër,
rritja e normës bazë do të thellonte
edhe më diferencat e interesave
për kreditë në lekë me ato në
valutë", tha Kolasi, në një konferencë
të zhvilluar dje nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar. Rritja e
mëtejshme e interesave për kreditë
në lekë do t‘i nxiste edhe më
konsumatorët që të merrnin më
shumë kredi në valutë, për shkak
se interesat e tyre janë gati 3 pikë
përqindje më të ulëta.
Kredia
Aktualisht kreditë në valutë
përbëjnë më shumë se 70 për qind
të totalit të kredisë në vend. Rritja
e mëtejshme e kësaj shifre do ta
vështirësonte e dhe më punën e
Bankës së Shqipërisë për të mbajtur
të qëndrueshëm stabilitetin financiar.
Kredia në valutë e ekspozon
Shqipërinë përballë një rreziku
potencialisht të madh, atë që
ka të bëjë me kursin e këmbimit.
Në rast të një zhvlerësimi të mundshëm
të monedhës vendase,
qytetarët që kanë marrë kredi në
valutë, por që i kanë të ardhurat
në lekë, të cilët përbëjnë edhe
pjesën dërrmuese, do të paguanin
më shumë interesa për kreditë
e tyre. Kjo do të rriste edhe më
rrezikun për rritjen e kredive të
këqija, atyre që nuk kthehen më.
E gjitha kjo përbën një rrezik të
madh potencial për sistemin financiar në vend. Në këtë pikë,
Banka e Shqipërisë ndodhet përballë
një udhëkryqi dhe i duhet të
bëjë një zgjidhje, mes frenimit të
çmimeve dhe stabilitetit financiar
në vend. "Objektivi kryesor i
Bankës së Shqipërisë është stabiliteti
i çmimeve dhe ruajta e inflacionit
në nivelin 2 deri në 4 për
qind. Ne do të ndërmarrin çdo
masë të nevojshme për të mbajtur
këtë objektiv", thotë Kolasi.
Valuta
Duke qenë se pjesa dërrmuese
e bankave që operojnë në Shqipëri
janë të huaja, ato preferojnë
të nxisin kreditimin në valutë me
qëllim që të eliminojnë 100 për
qind rreziqet që vijnë nga kursi i
këmbimit. Përqindjet për kredinë
në lekë vazhdojnë të jenë të larta.
Duke iu referuar kredisë me maturim
deri në një vit, sipas të
dhënave zyrtare të janarit 2008,
ekziston një diferencë prej 7.3 pikë
përqindjeje ndaj përqindjeve të
depozitave në lekë me të njëjtin
afat maturimi. Ndërkohë, që i njëjti
tregues për valutën është 4%. E
thënë ndryshe, kjo do të thotë se
bankat mbajnë norma të larta interesi
për kreditë në lekë se sa për
ato në valutë. Në këtë mënyrë ato
i nxisin qytetarët që të shkojnë
drejt kredive në monedhë të huaj.