E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideret boterore pershendesin rezultatin e referendumit turk

Turqit i dhane nje mbeshtetje te forte paketes se ndryshimeve te kushtetutes se kohes ushtarake te vendit. Ndryshimet ne kushtetute kane si qellim te sjellin Turqine ne linjen e Bashkimit Evropian linje te cilen deshiron te ndjeke qeveria turke.

Nderkohe Komisioni Evropian ka deklaruar se i mirepret rezultatet. Ashtu sic kemi theksuar vazhdimisht ne muajt e kaluar keto reforma jane nje hap ne drejtimin e duhur per perpjekjet e Turqise per te plotesuar plotesisht kriteret e pranimit tha komisionari per zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule.

Ministri gjerman i Puneve te Jashtme Guido Westerwelle tha se diskutimet ne shoqeri gjithashtu edhe per balancat e fuqise ne shtet jane shume te mirepritura. Vota pro ndryshimeve kushtuese ishte teper e rendesishme ne perpjekjet e Turqise per tiu bashkuar Bashkimit Evropian.

Suksesi i referendumit per kufizimin e pushtetit te ushtarakeve dhe forcimin e te drejtave civile u vleresua si rezultat i mire edhe nga ministri i Jashtem italian Franco Frattini. Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka permbushur nje objektiv te rendesishem ne afrimin e Turqise me shume drejt Evropes u shpreh Frattini duke shtuar se Turqia ka treguar se nuk deshiron ta ndale progresin e saj drejt Evropes nenvizoi ai.

Rezultati i referendumit i jep nje nxitje politike Z. Erdoan pas nje lufte te ashper politike gjate fushates ku krahu opozitar e akuzoi partine e tij se kerkonte te merrte kontrollin e drejtesise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›