E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele rrezimi i avionit 23 te mbijetuar

Nga 47 personat qe ndodheshin ne bordin e avionit ATR-42 qe u rrezua ne Venezuele te mbijetuarit jane te pakten 23 persona.

Guvernatori i shtetit te Bolivarit Francisco Rangel Gomez ka saktesuar se 23 personat ne fjale ndodhen tashme ne spitalet e rajonit Puerto Ordaz ku ka ndodhur dhe aksidenti.

Sipas Gomez disa prej te plagosurve jane ne gjendje te rende. Ne bordin e avionit ndodheshin 43 pasagjere dhe 4 anetare te ekuipazhit. Incidenti ndodhi gjate fazes se uljes rreth 10 kilometra larg aeroportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›