E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërore shprehin ngushëllimet për Vaclav Havel

Liderët botërore kanë shprehur sot ngushëllimet e tyre për vdekjen e ish-presidentit çek Vaclav Havel i cili ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj ishte duke mbajtur zi për humbjen e "një evropiani të madh".
Nga ana e tij, ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e vlerësoi Havelin si shpirtin e revolucionit çek dhe një pionier për ribashkimin Evropian.
Në Austrinë fqinje, presidenti Hajnc Fisher e quajti Havelin një evropian të madh, shkrimtar dhe humanist. Ndërsa, ministri i jashtëm, Majkëll Spindeleger, e përshkroi presidentin e ndjerë çek si një figurë të jashtëzakonshme dhe një intelektual të madh.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se Vaclav Haveli ishte dhe do të mbetet një hero.
Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka shkruar në rrjetin social Tëetter se Haveli ishte një prej evropianëve më të mëdhenj të kohës sonë.
Ndërsa, ish-kreu i shtetit polak, Lech Valesa, tha se ai besonte që Haveli do të duhej të ishte nderuar me çmimin “Nobel”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›