E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e BE diskutojnë krizën finansiare

Liderët e Bashkimit Evropian janë tubuar në Berlin për të diskutuar mënyrat e daljes kolektive nga kriza finansiare. Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson se takimi do të fokusohet në reformat afatgjata finansiare, dhe nuk do mbetet nën hijen e problemeve më të reja. Gjatë fundjavës, tregjet shënuan rënie të mëtejme pas lajmeve për nacionalizimin e mundshëm të bankave dhe parashikimeve pesimiste për ekonominë. Takimi i sotëm në Berlin synon të përfundojë me konsenzus para mbajtjes së samitit të grupit G 20 në Londër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›