E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Problemet e tokës bujqësore ende e pa zgjidhur

Sekretari për Mjedisin në PS, Besnik Bare, deklaroi të dielën në një konferencë për shtyp se "qeveria ende nuk po i jep zgjidhje problemit të regjistrimit të tokës bujqësore në vend". Sekretari Bare, duke e konsideruar çështjen e reformës bujqësore një nga problemet më të mëdha që po pengon zhvillimin ekonomik të vendit, tha se aktualisht "administrimi i tokës është i deformuar, pasi ka mbivendosje, konfuzion dhe konflikte". Sipas tij "shpërndarja e çertifikatave të pronësisë për tokën bujqësore është jo vetëm një proces i papërfunduar, por përmes mbajtjes peng të pronësisë së ligjshme të bujqve mbi tokën, procesi pengohet të realizohet".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›