E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e BE në samitin e fundvitit

Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë sot në Bruksel samitin e fundvitit. Si të luftohet ngrohja globale në kushtet e krizës financiare do të jetë temë qëndrore e samitit. Liderët e BE-së pritet të miratojnë 260 miliardë dollarë për të nxitur ekonominë evropiane. Polonia i prinë vendeve të cilat lobojnë për uljen e shpenzimeve për ndryshimet klimatike duke argumentuar se ato janë mjaft të kushtueshme tash për tash. Kryetari i Komisionit Evropian Hose Manuel Baroso ka thënë se Evropa do të bënte gabim real nëse do të dobësonte pozicionin në luftën kundër ngrohjes globale. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të ketë vendime që do të rrezikojnë vendet e punës ose investimet në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›