E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë thirrur sot në një darkë pune  nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell. 
Sipas formatit të takimit  do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. 
Në takim do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.
Në takim është ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkohë që zërat se do të kishte një takim me kryeministrin e Serbisë janë hedhur poshtë nga burime të Bashikimit europian. 
Sipas paralajmërimeve, takimi në Bruksel do të shërbejë për të diskutuar “në mënyrë të hapur” për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›