Meta refuzon paraqitjen, Komisioni Hetimor i vendos afat: Të presim deri të hënën!

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ka lënë afat presidentit deri të hënën të paraqitet në mbledhje, për t’u shprehur për këtë procedurë.Kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni propozoi që zotit Meta ti lihet një hapësirë zgjedhje, mes ditëve nga e nesërmja deri të hënën për tu paraqitur në Komision. “Dëgjesa nuk do bëhet sot, për të mundësuar dëgjesën, në funksion të veprimtarisë së këtij komisioni, me qëllim për të dëgjura dhe palën tjetër e cila është pala nën hetim sipas Kushtetutes. Si detyrim, për ta thirrur dhe dëgjuar presidentin, për të shprehur qëndrimine tij, do të propozoja që ti nisim një shkresë që sot ku do ti komunikojmë se ne jemi gati për ta dëgjuar që nga dita e nesërme deri të hënën, të zgjedhë ditën dhe orën, për ti hequr cdo alibi kujdo. Ky afat ka lidhje dhe me afatin e veprimtarisë së Kuvendit”, deklaroi Hynseni.