E Enjte, 5 Nëntor 2026

Samiti i Brdo-Brijunit, Meta: Anëtarsimi në BE vazhdon që të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta, ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Slloveni, ku po zhvillohet samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale. Në një postim në Facebook, Meta thotë se anëtarësimi në BE vazhdon që të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Më tej presidenti Meta shton se mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.

‘Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.’- shkruan Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›