E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, ka zhvilluar një takim informal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, gjatë Konferencës së Sigurisë, ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kos ka ndarë në rrjetet sociale foto nga ky takim dhe ka theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian. Ajo ka shkruar se është e nevojshme që të gjithë të shprehen më fort për të treguar pse ky rajon është kaq i rëndësishëm për BE-në.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani për Konferencën e 61-të të Sigurisë (MSC), ku do të diskutohet mbi sfidat globale të sigurisë dhe do të zhvillohen takime me liderë të tjerë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›